Operacionalizimi i pagesave ndërkufitare përmes SEPA-s, Sejko: Rrjedhoja pozitive zinxhir për ekonominë

nga D. V.

Rritja e pagesave digjitale dhe efikasiteti i pagesave në zonën SEPA që nis më 7 tetor, ishin në fokus të takimit që u zhvillua sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë mes drejtuesve të saj dhe Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave,

Takimi u drejtua nga guvernatori Gent Sejko, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Bankës së Shqipërisë dhe kryetarit të Bordit të SHSHB-së,  Bledar Shella, si dhe anëtarëve të tjerë të bordit.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko vuri theksin tek data 7 tetor 2025, kur do të nisë operacionalizimi i pagesave ndërkufitare përmes skemave SEPA, një hap madhor që sjell pagesa më të shpejta, më të lira dhe më të sigurta, veçanërisht me vendet e BE-së.

Guvernatori shtoi se krijimi i një faciliteti të tillë do të rrisë përdorimin e rrugëve digjitale për pagesat ndërkufitare, të paktën me vende të Bashkimit Evropian, me rrjedhoja pozitive zinxhir për ekonominë shqiptare.

Ai theksoi se Banka e Shqipërisë ka qenë në pararojë të transformimit digjital, duke nxitur përdorimin e teknologjive të reja dhe garantuar njëkohësisht stabilitet financiar dhe mbrojtje për konsumatorët.

Sejko tha se, kalimi drejt pagesave digjitale, është prioritet për të gjithë sektorin bankar.

Guvernatori kërkoi që bankat të jenë më proaktive në këtë proces, duke ofruar infrastrukturë moderne për pagesa digjitale, produkte të reja dhe të aksesueshme për klientët, fushata edukimi për publikun, si dhe siguri të lartë në shërbimet online.

Ai theksoi se për të përshpejtuar digjitalizimin nevojitet një bashkëpunim i ngushtë mes rregullatorëve, sektorit bankar dhe publikut.

Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për të çuar përpara transformimin digjital të sektorit bankar shqiptar dhe për të ndërtuar një sistem financiar më efikas, të sigurt dhe në përputhje me standardet europiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More