Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar operacionin e kërkimit për Halim Ramadan Sopaj, i cili ishte zhdukur më 5 tetor në Janiqishtë të Komunës së Malishevës.
“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se mbrëmë ka filluar operacionin e kërkimit për z. Halim Ramadan Sopaj, i zhdukur më datë 05.10.2025 në fshatin Janiqishtë, Komuna e Malishevës. Ekipet tona janë në terren dhe po vazhdojnë kërkimet me intensitet të lartë. Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, kanë njoftuar shoqata.