Organizata e Veteranëve ka falënderuar qytetarët për protestën kundër Gjykatës Speciale.
Komunikata:
Jemi pa fjalë.
Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme.
Faleminderit për madhështinë tuaj!
Faleminderit edhe mediave që e bënë zërin tonë të padëgjuar të dëgjohet kudo.
Në emër të Këshillit Organizues, përjetësisht: faleminderit!
Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot.