Shkup, 28 korrik – Prej orës 8:30 deri në orën 12:30 sot pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Todor Çangov” – krahu 49 në komunën Aerodrom dhe shfrytëzuesit nga fshatrat Kozhle, Letevci, Badar, Bllace e Epërme, Katllanovë dhe Gradmanci në komunën Petrovec.
Siç kumtoi QRMK pas njoftimit të marrë nga SHA EVN Maqedoni, pa rrymë sot prej orës 9:00 deri në orën 12:00 do të jenë edhe disa nga shfrytëzuesit në fshatin Mërshevci, objektet e ndërmarrjeve “Fresh Farm”, “Solar Entra”, “Mijak”, “Si Mao” dhe “Solant”, si dhe shfrytëzuesit nga fshatrat Bunarxhik dhe Ajvatovci në komunën Ilinden.
Prej orës 10:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë edhe disa nga shfrytëzuesit nga rr. “Nereshka” në komunën Karposh.