Qeveria në detyrë ka miratuar Projektbuxhetin 4 miliardësh për 2026, raporton Ekonomia Online. Me këtë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se do të përfshihet edhe paga e 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik.
“Ashtu siç e parasheh ligji për financave publike Brenda afati ligjor sot po miratojmë projektligjin për ndarje buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit ehe ky buxhet do të ketë shumë risi. Kam kënaqësinë të ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro. Ku një e katërta apo rreth 1 miliardë euro janë buxhetuar për investime kapitale. Një risi do të jetë edhe dhënia e pagës së 13 për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Pra, kushdo që punon së paku 12 muaj, në Qeverinë tonë ë fund të vitit do të mund ta përfitojë edhe pagën e 13-të”, tha ai.
Po ashtu ai tha se me këtë buxhet rriten edhe pensione, dhe shtesat për lehona.
“Gjithashtu është i përfshirë edhe zbatimi i pagës bazë me 0.5 për qind për cdo vit përvojë pune. Prej dallim prej asaj që kemi pasë më herët, ku për 15 vitet e para zbatohej rritja vetëm 0.25 për qind për çdo vit përvojë pune. Kjo përkthehet në rritje shtesë për pagën e secilit që punon në sektorin publik, varësisht nga vitet e përvojës së punës. Ky buxhet për vitin e 2026, përfshinë edhe rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë, lehona, pagesave për të rinjtë dhe gratë që angazhohen nga super puna”, tregoi ai.
 
			        
 
			        