Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve marrin më pak se 630 euro në muaj

nga L. M

Muri evropian i dronëve dhe mbikëqyrja e krahut lindor janë dy projekte kryesore që, në kuadër të agresionit ushtarak të vazhdueshëm kundër Ukrainës dhe rritjes së fundit të shkeljeve të hapësirës ajrore të vendeve anëtare, kërkojnë urgjencë të veçantë dhe duhet të përparojnë me shpejtësi, thuhet në dokumentin e Komisionit te BE-së – dërguar 27 shteteve anëtare për “Udhërrëfyesin e Mbrojtjes 2030”.

“BE-së do t’i duhet një qëndrim mbrojtës, mjaftueshëm i fortë për të penguar në mënyrë të besueshme kundërshtarët e saj, dhe për t’iu përgjigjur agresionit të mundshëm. Për të qenë gati për vitin 2030, Evropa duhet të veprojë tani”, sipas dokumentit.

“Gatishmëria operacionale përfshin zhvillimin dhe dislokimin e pajisjeve mbrojtëse dhe përgatitjes ushtarake të nevojshme për luftën moderne.Kjo do të thotë – sigurimi i një baze industriale mbrojtëse që ofron një avantazh strategjik dhe është e gatshme të ofrojë inovacione të përparuara dhe prodhim të shpejtë masiv në vështirësitë e luftës”, sipas Komisionit Evropian.

“Nevoja për të përshpejtuar dhe intensifikuar përpjekjet pasqyron natyrën akute dhe në rritje të rreziqeve të sotme, si dhe peizazhin e kërcënimeve në zhvillim – me të cilin Evropa dhe Shtetet e saj Anëtare duhet të përballen, të përshtaten dhe të përgatiten. Kjo fillon me agresionin ushtarak në shkallë të gjerë dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, i cili po arrin nivele të reja brutaliteti dhe dhune”, sipas dokumentit.

“Provokimet e pamatura kundër Shteteve Anëtare, nga sulmet kibernetike deri te shkeljet e hapësirës ajrore, janë në rritje”, thuhet në dokument, i cili do të shërbejë si bazë për diskutim në Këshillin informal Evropian, në Kopenhagë.

Dokumenti identifikon katër projekte kryesore, “Muri Evropian i Dronëve”, “Mbikëqyrja e Krahut Lindor”, “Mburoja e Mbrojtjes Ajrore” dhe “Mburoja e Mbrojtjes Hapësinore”.

Projektet kryesore do të jenë të hapura për të gjitha Shtetet Anëtare që dëshirojnë të marrin pjesë. Pasi të miratohen nga Këshilli, ato mund të bëhen projekte evropiane të mbrojtjes me interes të përbashkët sipas kornizës EDIP.

Projektet kryesore janë ndërsektoriale dhe përfshijnë avancim paralel në fusha të ndryshme të ekspertizës dhe në fusha përtej mbrojtjes bazë. Mbrojtja e infrastrukturës së rëndësishme, menaxhimi i kufijve dhe siguria e brendshme do të jenë me rëndësi të veçantë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More