Paga mesatare neto në tetor 42 134 denarë

nga D V

Shkup, 20 dhjetor – Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar, në tetor të këtij viti, ka qenë  42 134 denarë, ndërsa në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është më e lartë për 8,5 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Një rritje e tillë i detyrohet, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në sektorët: Art, argëtim dhe rekreim (11,5%), Informacione dhe komunikime (10,7%) dhe Arsim (10,6%).

Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar  në sektorët: Veprimtari që lidhen me pasuritë e paluajtshme (7,5 %), Arsim (5,0 %) dhe Ndërtimtari (3,1 %).

Paga mesatare mujore bruto e paguar për të punësuar, në tetor të vitit 2024, ka qenë 63 392 denarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More