Paketa e Maleve, Balla pret sipërmarrësin shqiptar në Londër

nga D. V.

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën ka bërë një thirrje publike për angazhimin e diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik të vendit, veçanërisht në zonat malore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se ka mirëpritur sot në zyrën e tij Kujtim Hasanin, një sipërmarrës të suksesshëm në Londër, i cili ka shprehur interes për të investuar në vendlindje.

“Ishte kënaqësi të mirëpres sot Kujtim Hasanin, një sipërmarrës i suksesshëm në Londër, me dëshirën për të investuar në Shqipëri”, shkruan ministri.

Në fokus të takimit ishte Paketa e Maleve, një nismë e qeverisë që synon rigjallërimin e zonave malore përmes ndërtimit të bujtinave, zhvillimit të agroturizmit dhe kthimit të tokave të trashëguara në burim të ardhurash dhe krenarie për familjet shqiptare.

“Paketa e Maleve është mundësia për të rigjallëruar tokat e të parëve, për të ndërtuar bujtina e agroturizëm dhe për të sjellë krenari e zhvillim në vendin tonë, kudo”, theksoi Balla.

Ai shtoi se do të ketë lehtësi në proceset e legalizimit dhe certifikimit të pronave të trashëguara, një nga pengesat kryesore me të cilat përballen shumë shqiptarë të diasporës kur duan të investojnë në pronat e familjes së tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More