Pamjet nga farsa zgjedhore në QV e Fierit/ Bardhi: Patronazhistët si terroristë, banda elektorale e Ballukut qëndron mbi kokat e votuesve!

nga L. M

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazmend Bardhi ka publikuar videon, në të cilën sipas tij shihet qartë që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, votimi ka qenë i kontrolluat nga patronazhistët e PS, të cilët kanë funksionuar si një organizatë terroriste.

Pamjet që Bardhi i ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, shfaqin qendrat e votimit nr. 3147 dhe nr. 3150, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, të cilat sipas zyrtarit demokrat, provojnë atë që opozita ka thënë që ditën e parë, se votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar deri tek kutia e votimit.

Zgjedhjet, sipas Bardhit, nënkuptojnë votim të lirë dhe jo terror nga banda elektorale e Belinda Ballukut.

‘11 Maji ka hyrë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri si farsa elektorale më e shëmtuar e organizuar ndonjëherë’, përmbyll reagimin e tij Gazment Bardhi.

Statusi

Episodi 4 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ZGJEDHORE

Mungesa e bilancit qeverisës dhe mashtrimi 12 vjeçar, bënë që në qarkun e Fierit patronazhimi të strukturohej fiks si një organizatë terroriste. Qytetarët nuk duhej të terrorizoheshin nga banda e Belinda Ballukut vetëm gjatë fushatës zgjedhore, por ditën e votimit duhet të kontrollohej çdo votë që hidhej në kuti.

Pamjet më poshtë të KQZ-së, në qendrat e votimit nr. 3147 dhe nr. 3150, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, provojnë atë që opozita ka thënë që ditën e parë, se votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar deri tek kutia e votimit.

Pamjet tregojnë sesi në dhjetra raste qytetarët votojnë duke pasur patronazhistin e PS tek koka apo sesi vëzhgues e patronazhistë të PS votojnë në emër të qytetarëve. Zgjedhjet nënkuptojnë votim të lirë dhe jo terror nga banda elektorale e Belinda Ballukut. 11 Maji ka hyrë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri si farsa elektorale më e shëmtuar e organizuar ndonjëherë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More