Shkup, 23 shtator – Besoj se këtë vit në masë të madhe është ulur korrupsioni sistemik, a është shkatërruar – jo, por besoj se nga viti në vit shifrat dhe ato shkallë që na matin, besoj se Maqedonia vetëm do të përparojë, tha u.d. drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve Aleksandar Pandov në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me korrupsionin sistemik në burgjet përreth vendit.
Pas konferencës së sotme shkencore ndërkombëtare në organizim të Fakultetit për Siguri-Shkup, Pandov theksoi se që kur është në krye të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve ka pasur shumë takime me prokurorë dhe gjyqtarë dhe se është e vërtetë që pikërisht atje ekziston korrupsioni, megjithatë, theksoi, se prej tyre një përqindje e madhe e duan punën dhe nuk dëshirojnë që shteti të jetë në këtë nivel me korrupsionin.
“Nga ajo që kam parë këto vite në burgje mund të them se ka pasur korrupsion sistemik…Këto vite pata mundësinë të takohem me një numër të madh të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe është e saktë se atje ka korrupsion, megjithatë, është e saktë se atje është një përqind e e madhe e njerëzve të cilët e duan punën dhe nuk duan të jemi në këtë nivel me korrupsionin. Nuk mundet një institucion ta shkatërrojë korrupsionin sistemik”, tha Pandov.
Ai thotë se në disa burgje numri i të burgosurve të cilët kanë celularë është gjithnjë e më i madh, përkatësisht siç tha, “nuk ka celular vetëm ai që nuk dëshiron të ketë”.
“Në disa burgje, shifrat janë dërrmuese për mua, sa i përket numrit të celularëve që kanë të burgosurit. Nga pozicioni im si drejtor i përkohshëm i Drejtorisë së Zbatimit të Sanksioneve, unë mund të kryej kontrolle, por lufta kundër korrupsionit në vetë burgjet është përgjegjësi e drejtorëve të burgjeve dhe administratës së burgjeve. Mund të tregoj një numër të caktuar burgjesh ku këdo që dëshironi të telefonojmë për të kryer kontrolle, ju siguroj se nuk do të gjejmë asnjë telefon të vetëm ose një ose dy dhe është e vërtetë që në disa burgje nuk ka celular, vetëm ai që nuk dëshiron të ketë”, tha Pandov.
