Shkup, 25 shtator – Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGM) sot organizon panel diskutim me temën “Qëndrueshmëria e mediave të vogla dhe lokale në epokën digjitale”.
Pritet që botimet e suksesshme onlajn të ndajnë përvojat dhe mënyrat e tyre të përshtatjes me kushtet e reja në hapësirën mediatike përmes diskutimit.
Paneli organizohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i fuqisë për të drejtat demokratike, lirinë e medias dhe punën e denjë” me mbështetje të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) dhe Union to Union.
