Panel-diskutim “Shfrytëzimi i potencialit demografik përmes politikave familjare të përgjegjshme gjinore”

nga D. V.

Shkup, 10 korrik – Zyra e Fondit të popullsisë të Kombeve të Bashkuara – UNFPA në Shkup sot organizon panel-diskutim “Shfrytëzimi i potencialit demografik pëmes politikave familjare të përgjegjshme gjinore”.

Siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë përfaqësues nga UNFPA, Qeveria, sektori joqeveritar dhe privat, punëdhënës, sindikata, me qëllim forcimin e dialogut për politikat familjare të përgjegjshme gjinore.

“Përmes informimit të sektorit privat për avantazhet e këtyre politikave, avokimit për ndryshimet e nevojshme ligjore dhe rritjes së kapacitetit të Qeverisë për të hartuar dhe zbatuar politika familjare të përgjegjshme gjinore në drejtim të shfrytëzimit të potencialit demokratik në vend”, kumtoi organizatori.

Ngjarja mbahet në kuadër të programit rajonal “Zgjerimi i zgjedhjes: Politika familjare të përgjegjshme gjinore për sekotorin privat në Ballkanin Perëndimor – faza 1”, financuar nga Agjencia austriake për zhvillim, ndërsa zbatohet në bashkëpunim me Shoqatën Konekt.

Sipas paralajmërimit nga Zyra e UNFPA-së, fjalime hyrëse në panel-diskutim do të mbajnë Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës, Gjiko Vellkovski, zëvendësministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Nadica Petrushevski, analiste politike dhe përgjegjëse për çështje gjinore në ambasadën austriake në Shkup dhe Afrodita Shala, shef i zyrës së UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut.

“Panel-diskutimi do t’i prezantojë edhe të dhënat dhe njohuritë më të fundit nga Raporti i UNFPA-së për situatën e popullsisë botërore për vitin 2025, në prag të Ditës Botërore të Popullsisë – 11 korrik, theksohet në kumtesën. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More