Papagalli inteligjent hyn në Guinness për aftësitë e tij të ralla në dallimin e ngjyrave

nga D. V.

Një papagall nga Kina shënoi Rekord Botëror Guinness për kohën më të shpejtë në identifikimin e 10 ngjyrave.

Xiaogui, një kafshë shtëpiake që i përkiste Qin Feng, mblodhi topa kashte me ngjyra dhe i vendosi në kosha me ngjyra përkatëse në 33.5 sekonda, duke fituar titullin për kohën më të shpejtë në identifikimin e 10 ngjyrave nga një papagall.

Papagalli bëri një gabim gjatë përpjekjes së tij – duke vendosur një top rozë të errët në një enë rozë të çelët – por e korrigjoi gabimin në kohë për të kapur rekordin.

Feng, i cili e adoptoi papagallin kur ishte vetëm një foshnjë në vitin 2020, tha se Xiaogui tregoi një dashuri të hershme për të luajtur me topa me ngjyra të ndryshme, kështu që vendosi ta stërviste kafshën e tij shtëpiake për të dalluar ngjyrat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More