Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

nga Xh M

Shkup, 15 maj – Pak para orës 19:00 sonte, një person i panjohur telefonoi në SPB Shkup dhe tha se një bombë ishte vendosur në sallën “Jane Sandanski” në Shkup, ku për sonte ishte planifikuar një koncert muzikor, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Menjëherë u morën masat e duhura dhe të pranishmit në sallë, të cilët po ndiqnin koncertin, u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Janë duke u zhvilluar kontrollet antiterroriste dhe pas përfundimit të tyre, nëse objekti është i sigurt, koncerti do të vazhdojë”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More