E premtja do të karakterizohet nga mot relativisht i paqëndrueshëm në shumicën e zonave në Shqipëri.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) do të ketë vranësira dhe reshje të herëpashershme.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 metra në sekondë, duke ndikuar në ndjesinë termike dhe lëvizjen e masave ajrore.
Për sa i përket detit, valëzimi do të jetë i lehtë, në nivelin 1 deri në 2 ballë, çka krijon kushte relativisht të mira për lundrim dhe aktivitet detar.
Temperaturat minimale lëvzin ng a7 gradë Celsius deri në 14 gradë Celsius, ndërkaq maksimalja nga 16 gradë Celsius deri në 24 gradë Celsius.
Për të qenë të përditësuar me informacionet më të sakta dhe në kohë reale mbi ndryshimet e motit, ndiqni Shërbimin Meteorologjik Ushtarak (SHMU).
