Paris Hilton u shfaq me stil në Cannes Lions 2025, ku u intervistua nga gazetari Louis Theroux në skenën e Spotify Beach.
44-vjeçarja tërhoqi vëmendje me një fustan të bardhë klasik, taka të bardha dhe syze të mëdha dielli, ndërsa përçoi vetëbesim dhe elegancë nën diellin e jugut të Francës.
Gjatë intervistës, ajo foli për jetën e saj publike dhe për marrëdhënien e dikurshme me Donald Trump, të cilin e përmendi me një batutë ironike që bëri publikun të qeshë.
Dalja e saj në Cannes u vlerësua si një nga më tërheqëset e eventit, duke përforcuar edhe një herë imazhin e saj si ikonë e pop kulturës me ndikim të qëndrueshëm.
 
			        
 
			        