Parma emëron trajnerin e ri: Është vetëm 29 vjeç dhe mësoi gjithçka që di nga Arteta

nga D. V.

Klubi italian i futbollit, Parma ka emëruar një trajner të ri pasi Christian Chivu u largua nga stoli për të marrë drejtimin e Interit.

Trajneri i ri i klubit të famshëm italian është eksperti spanjoll Carlos Cuesta, i cili nënshkroi një kontratë dyvjeçare.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar i cili u bë trajneri më i ri në historinë e Serie A dhe aktualisht trajneri më i ri në njërën nga pesë ligat kryesore evropiane.

Cuesta e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2014 si 19-vjeçar te Atletico Madrid, ku ishte asistent në ekipin U17.

Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ishte ndihmës trajner për ekipin U17 të Juventusit, dhe për pesë vitet e fundit, ai ka qenë ndihmës trajner te Arsenali, ku Mikel Arteta i mësoi praktikisht gjithçka që ai di për stërvitjen.

Për momentin, Parma ka pesë lojtarë që janë më të vjetër se trajneri, dhe më me përvojë midis tyre është ish-përfaqësuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Milan Djuric (35 vjeç). 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More