Pas 15 vitesh pritjeje, 66 familje në Lezhë marrin dokumentet e pronësisë

nga D. V.

Një proces i zgjatur për më shumë se 15 vite mori sot fund për 66 familje në qytetin e Lezhës.

Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dorëzoi zyrtarisht dokumentet e pronësisë për 44 banesa dhe 22 njësi shërbimi, duke i dhënë fund pasigurisë për pronën për dhjetëra qytetarë.

Banorët ishin prekur nga një projekt ndërtimi që kishte mbetur pezull prej vitesh nga investitori, duke i lënë pa të drejta pronësie mbi banesat e tyre. Sot, falë angazhimit të institucioneve ky proces është përmbyllur dhe banorët kanë në dorë certifikatat e pronësisë.

“Një tjetër premtim i mbajtur dhe një hap konkret për garantimin e të drejtës ligjore mbi pronën”, u shpreh kryetari i Bashkisë Lezhë, Pierin Ndreu.

Ky është një rast tjetër i angazhimit të institucioneve për zgjidhjen e çështjeve të vjetra të pronësisë për banorët proces që po vijon edhe në zona të tjera të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More