Pas bashkëpunimit me Alibeajn, Dashamir Shehi i hapur për bashkim me parti të tjera

nga D V

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se ka një interes të shtuar qytetar për koalicionin që ai po përpiqet të krijojë me Enkelejd Alibeajn (drejtues i ‘Djathtas 1912’) dhe parti të tjera.

Komentet Shehi i bëri në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, ku tha se sa më i madh të jetë numri i votave që ky grupim i ri opozitar do të marrë, aq më e madhe është mundësia e realizimit të rotacionit.

Ndërkohë Shehi tha se ka dërguar sinjale të shumta edhe ndaj partive të tjera të reja, për të mos parë vetëm interesin e tyre afatshkurtër politik, por të bashkohen për të mirën e shqiptarëve.

“Tani po përpiqemi edhe me grupe të tjera që janë aty në Parlament dhe jashtë Parlamentit. Ka edhe kurjozitet, edhe dëshirë, edhe shpresë për këtë koalicion, sepse në këtë lloj turbulence që ka kaluar politika, ka shumë që janë tifozë me Berishën dhe do të vdesin me të, por është edhe një pjesë e madhe e politikës që thonë ore ku po shkojmë, kë do votojmë.

Edhe sa më e madhe të jetë kjo votë që po mblidhet këtu, aq më e madhe është shpresa që të alternohet pushteti. Ne po përpiqemi përditë duke lëshuar sinjale edhe për partitë e reja politike, qoftë nga tv, etj”, tha Shehi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More