Pas emërimeve të reja në QSUT e FDSKSH, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala largohet papritur për dy javë jashtë vendit

nga L. M

Vetëm pak ditë pas betimit në detyrë, ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, është larguar nga Shqipëria për një periudhë dyjavore.

Sipas burimeve, ajo ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në vend më 2 tetor.

Dalja e fundit publike e ministres ishte prezantimi i drejtuesve të rinj të QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe i FSDKSH-së, Arti Papajani, ish-drejtor i Tatimeve në periudhën e qeverisjes së PD-së. Ndryshimet në drejtimet kryesore të institucioneve nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të shpejta, ndërsa burime sinjalizojnë se lëvizje të tjera pritet të ndodhin edhe në Agjencinë Kombëtare të Barnave.

Largimi i ministres vjen në një moment kur sektori i shëndetësisë gjendet përballë sfidave të rëndësishme, duke ngritur interes mbi mënyrën se si do të vijojë të menaxhohet ritmi i reformave dhe vendimmarrjeve gjatë kësaj periudhe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More