Pas kërkesave nga qeveria e Trump, Maduro miraton fluturim për riatdhesimin e emigrantëve nga SHBA-ja

nga L. M

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro ka miratuar një fluturim për riatdhesimin e emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara, njoftuan autoritetet venezueliane.

Sipas ‘Reuters’, ky vendim vjen disa ditë pasi Karakasi tha se komentet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kishin penguar praktikisht programin e fluturimeve.

“Autoriteti Aeronautik i Venezuelës ka marrë një kërkesë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të rinisur fluturimet e riatdhesimit të migrantëve nga ky vend në Venezuelë“, tha Ministria e Transportit në një deklaratë të martën në mëngjes.

Një fluturim i Eastern Airlines nga Phoenix është autorizar të ulet në Maiquetia, afër Karakasit, shtoi ministria.

Fluturimet e riatdhesimit, të cilat ndodhnin dy herë në javë, ishin pezulluar pasi qeveria venezueliane tha se komentet e Trump, sipas të cilave hapësira ajrore e Venezuelës duhej të konsiderohej e mbyllur, përbënin një ndalesë të njëanshme për fluturimet. Ky deklarim ishte pjesë e breshërit të fundit të Trump në rritjen e tensioneve mes dy shteteve.

Komentet e presidentit Trump të shtunën, në të cilat tha se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet “e mbyllur në tërësi”, shkaktuan pasiguri dhe konfuzion në Karakas, ndërsa administrata e tij vazhdon të shtojë presion mbi qeverinë e Maduro.

Qeveria venezueliane ka thënë më parë se rreth 14,000 venezuelianë janë riatdhesuar nga SHBA gjatë periudhës shkurt-nëntor, falë fluturimeve të organizuara për t’i kthyer ata në shtëpi, përkundër masave të ashpra të administratës Trump kundër imigracionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More