Pastrohen rrugët e Çairit nga bora, Ganiu: Punojmë me efikasitet të plotë

nga Xh M

Shkup, 12 janar – Mirëmbajtja dimërore e rrugëve në komunën tonë, që po realizohet nga operatori ekonomik “QANU – Kompani SHPK”, po vijon me efikasitet të plotë. Deri më tani janë pastruar lagjet Gazi Baba, Saat Kulla, Fushë Topana, Topana, Dyqanxhik, Bashkësia Islame, një pjesë e Dizhonit, një pjesë e Serovës, Çairi i Ri dhe Çairi i Vjetër.

Pastrimi dhe hedhja e kripës po vazhdojnë, duke u fokusuar në përfundimin e punimeve në zonat ku është ende e nevojshme, përfshirë pastrimin e plotë të lagjeve Dizhon dhe Serovë.

Apeloj për bashkëpunimin e qytetarëve të komunës sonë, duke kërkuar që të kontribuojnë në pastrimin e borës përpara oborreve të tyre, trotuareve, dyqaneve dhe hapësirave përreth. Kjo ndihmë është e domosdoshme për të siguruar qarkullimin e lirë dhe për të krijuar kushte më të mira për të gjithë. Së bashku mund të mbajmë komunën tonë funksionale dhe të sigurt për të gjithë banorët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More