PD dhe PSD e Tom Doshit braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, zbardhen arsyet

nga Xh M

Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës dështoi të zhvillohej, pasi PSD dhe PD braktisën sallën duke bërë që të mos jetë kourumi i duhur.

Pasi u miratuan vetëm pikat e para të rendit të ditës që lidhen me shtresat sociale, anëtarja e këshillit Marin Duhani e PSD bëri të ditur se social demokratët nuk do vijojnë më këtë mbledhje, shkruan A2 CNN. Pas një pushimi 5 minutësh të njëjtin vendim morën edhe këshilltarët demokratë.

Marina Duhani Anëtare e Këshillit Bashkiak, PSD

Irena Shestani Kryetare e grupit të këshilltarëve të PD

Muarrem Shkjau Anëtar i Këshillit Bashkiak

Ndërkohë këshilltarët e majtë e cilësuan si të dëmshëm këtë vendim për braktisjen e mbledhjes.

Linda Kavaja Anëtare e Këshillit Bashkial PS

Alma Mehmetaj Anëtare e Këshillit Bashkiak PS

Vjollca Petani Anëtare e Këshillit Bashkiak PS

Edmond Ndou Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PS

Në këtë mbledhje të këshillit bashkiak, një prej pikave më të rëndësishme të rendit të ditës ishte dhënia e një sipërfaqe të madhe të rërës në plazhin e Velipojës në administrim të ndërmarrjes Bio Strajca sh.a, me qëllim që shezllonet në këtë sezon veror t’i vendosë kjo shoqëri aksionere e administruar nga bashkia dhe jo më privatët apo operatorë turistik siç ka qenë më përpara.

Kjo braktisje e mbledhjes së këshillit bashkiak nga PSD duke lënë të vetëm të majtët, vjen edhe pas disa shkarkimeve të drejtorëve rajonal të PSD në qarkun Shkodër, përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në total në rendin e ditës ishin 18 pika, teksa u miratuan vetëm të parat si fondi 6% për shkurtin dhe marsin, qiraja e banesave sociale, strehim emergjent i një familje dhe një ndihmë financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri në një familje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More