Peci insiston të thotë se është fitues i Mitrovicës

nga D. V.

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci medoemos ka tentuar që rezultatin e zgjedhjeve 12 tetorit, ta quaj fitore, ndonëse  kjo komunë do të përballet sërish në balotazh me 9 nëntor.

Ai në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 është shprehur i bindur se do të jetë i pari në këtë komunë.

“A mundem me thënë që në raundin e parë kam me fitu unë?”, insiston Peci

Por gazetarët moderator ia kujtuan se diferenca mes tij dhe kundërkandidati të tij nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri është vetëm 0.36 për qind.

“Ju jeni aktualisht me 0.36 për qind. Fitues është ai kur është fitues absolut”,  i ndërhyn gazetari.

Peci fitore e ka quajtur edhe faktin se pas 18 vjetësh PDK nuk ka fituar në raundin e parë.

“Dje e pashë me një portal që pas 18 vitesh PDK nuk është e para në raundin e parë në Mitrovicë për çka shumë jam i lumtur dhe jam i bindur që për 18 vite rresht e kanë humbur epitetin e të parit në garën e zgjedhjeve lokale, unë 100 për qind jam i bindur që e humbin garën sepse ka një numër shumë të madhe të qytetarëve”, tha Peci.

E pse nuk fitoi në raundin e parë, ai arsye jep se propaganda ishte e egër.

“Nuk u bë sepse propaganda ishte shumë e egër”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More