Për herë të parë pas 70 vjetëve, Fordi e bën këtë lëvizje

nga D. V.

Prodhuesi amerikan i veturave, Ford, për herë të parë në shtatë dekada do ta zhvendosë selinë kryesore në një ndërtesë të ndërtuar rishtazi pesë kilometra larg asaj aktuale në Dearborn, Michigan.

Ndërtesa e re prej 195,096 metra katrorë zyrtarisht do të quhet “Selia Botërore e Fordit” kur të hapet në nëntor.

Selia aktuale në Dearborn ishte hapur në vitin 1956. Disa nga automjetet më të njohura amerikane u prodhuan në këtë seli, duke përfshirë Mustang, Thunderbird dhe kamionët F-Series.

Ndërtesa do të ketë gjashtë studio dizajni, një sallë ushqimi, hapësira për nënat dhe mbi 300 dhoma takimi të pajisura me teknologji.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More