Përfshihet nga flakët magazina në Gjirokastër, panik tek qytetarët

nga L. M

Një magazinë me materiale ndërtimi është përfshirë nga flakët në orët e mesditës në periferi të Gjirokastrës.

Magazina ndodhej në vendin e quajtur Virua, 3 km në hyrje të qytetit. Zjarri ka nisur rreth orës 12:00 ndërsa flakët u përhapën furishëm në katin e dytë të godinës. Tymi i dendur krijoi panik tek qytetarët të cilët kërkuan ndërhyrjen e Shërbimit Zjarrfikës. Në vendngjarje ndërhyri një mjet zjarrfikës si dhe u përdorën fikëse me pluhur.

Falë ndërhyrjes së shpejtë u arrit izolimi i plotë i flakëve. Nuk pati dëme në njerëz ndërsa në mjediset e brendshme të magazinës u regjistruan dëme materiale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More