Përfundon epoka e A-Class – Mercedes drejt modeleve të reja

nga D. V.

Mercedes ndërpreu prodhimin e A-Class në SHBA pas vitit 2022, por sedani më i vogël i kompanisë është ende në tregjet e tjera.

Për më tepër, ai shitet edhe si hatchback – i vetmi mjet me këtë stil që mban yllin me tre cepa.

Megjithatë, jo për shumë gjatë, përcjell Telegrafi.

Shefi i teknologjisë së markës ka njoftuar se linja A-Class nuk do të rinovohet pasi të ndërpritet prodhimi i modeleve të gjeneratës aktuale.

Arsyetimi pas vendimit ka të bëjë me uljen e kostove duke u fokusuar në modelet që kanë një tërheqje më të gjerë.

Evropianët mund t’i pëlqejnë veturat e tyre hatchback, por kjo nuk mjafton për të mbijetuar në këto kohë sfiduese për industrinë e automobilave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More