Përfundon rruga Shëngjin – Velipojë, Rama: Vlerë e shtuar për turizmin

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm një video me pamje nga aksi i ri rrugor Shëngjin-Velipojë, duke e cilësuar atë si një vlerë të shtuar për turizmin në veri të vendit.

“Me videokartolinën e rrugës së bukur Shëngjin – Velipojë, ndërtimi i shumëpritur i të cilës mbaroi, duke krijuar një vlerë të shtuar për Lezhën e për Shkodrën Turistike, qysh prej kësaj vere”, shkroi Kryeministri në rrjetet sociale.

Rruga Shëngjin – Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e tij do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.

Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës. Kjo rrugë do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More