‘Përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën drejt BE’, Balla zbardh bisedën me të Ngarkuarën me Punë të SHBA

nga L. M

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka mirëpritur sot në Kuvend të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn.

Në qendër të bisedës ishte dialogu dhe agjenda legjislative e Kuvendit në kuadër të reformave, ku prioritet ka përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Teksa ka ndarë foto nga takimi, Balla shprehet se u diskutua dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit amerikan si dhe mbi idenë e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy institucioneve ligjvënëse.

Mirëprita sot në mengjes në Kuvendin e Shqipërisë të Ngarkuarën me Punë të SHBA Nancy VanHorn. Në qendër të bisedës ishte dialogu dhe agjenda legjislative e Kuvendit në kuadër të reformave shumëplanëshe, ku prioritete thelbësore spikasin përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda këtij mandati si dhe detyrimet në fushën e sigurisë si një vend anëtar i NATO, aleat strategjik me SHBA. Vlerësojmë mbi gjithçka rolin udhëheqës të Presidentit Trump dhe përpjekjet e SHBA për paqe dhe siguri kudo në botë. Javën e kaluar nën drejtimin e Kryeministrit Rama Shqipëria shënoi një moment vendimtar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Bruksel.

Gjatë takimit diskutuam edhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresi si dhe mbi idenë e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy institucioneve ligjvënëse“, shkruan Balla.

https://www.facebook.com/share/p/1BnNffjJ4J

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More