Përsëri u rrit kostoja e jetesës

nga Xh M

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator përsëri është regjistruar rritje e kostos për jetesë dhe e çmimeve me pakicë.

“Indeksi i çmimeve të konsumit në shtator të vitit 2025, krahasuar me shtatorin e vitit 2024, shënoi rritje prej 4.0%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 4.1%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me muajin paraprak, në shtator u regjistrua rënie e kostos për jetesë dhe e çmimeve me pakicë.

Te indeksi i kostos së jetesës, kemi rritje më të madhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët për 9 përqind, ndërsa te indeksi i çmimeve me pakicë kemi rritje më të madhe te produktet ushqimore industriale për 5.3 përqind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More