Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë, Kurti: Do të lidhen edhe më shumë dy shtetet tona

nga Xh M

Shkup, 12 prill – Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot, pas një kohe të gjate, po bëhen pikë kalimet e përbashkëta në Han i Elezit – Bllacë” dhe Glloboqicë – Jazhincë, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.

“Janë më shumë se pika kufitare. Janë pika të reja që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona”, ka thënë Kurti, duket treguar se modeli i kësaj pike kufitare do të jetë “hyrje-hyrje”, tha Kurti.

Kurti tha se vetëm gjatë vitit 2024 pikat kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut i kaluan 5 milionë qytetarë.

Këto pikë kalime kufitare do të ndihmojnë në qarkullimin më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave.

Kjo është shenjë e bërë në bashkëpunim në mes dy vendeve. Sipas Kurtit ky hap i pritur kahmot nga qytetarët, është rezultat i punës në mes dy vendeve në mes dy qeverive.

Simbolet e Republikës së Kosovës të vendosura në vendkalimin Bllacë, për hyrje në Kosovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More