Petrit Hajdari ia uron fitoren Ramiz Lladrovcit: Faleminderit për garën e jashtëzakonshme

nga D. V.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, e ka uruar Ramiz Lladrovcin për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit pa balotazh.

Hajdari ka thënë se kjo është gara dhe demokracia.

Postimi i plotë:

DRENASIN E DUA EDHE KUR NUK FITOJ

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort.

Ju falenderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë.

Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj.

Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese.

Ju falemnderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More