Dibër, 15 korrik – Shfrytëzuesit në disa pjesë të fshatit Kosovrasti i Poshtëm, nesër në periudhën nga ora 10 deri në orën 15 do të jenë pa furnizim me energji elektrike, informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me krizat – Dibër.
Prej aty shtojnë se ndërprerja me furnizim me energji elektrike, sipas EVN-së, është për shkak të intervenimeve të planifikuara në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike.
Në pjesë të të njëjtit fshat pa energji elektrike nga ora 10 deri në orën 16 këtë muaj ishin 10 të tillë. Ditën e njëjtë nga ora 9:30 deri në 11:30, pa energji elektrike ishte edhe një pjeës e qytetit të Dibrës.
Për shkakun e njëjtë, pa energji elektrike për më shumë se pesë orë më datën 4 të këtij muaji ishin shfrytëzuesit e disa pjesëve të qytetit të Dibrës, fshati Selokuqi, Spas, Banishtë dhe Krifca, si dhe vendkalimi kufitar “Blato”.
