Plakolm pas takimit me Osmanin: Qeverisja e mirë e bashkëpunimi janë kruciale për të ardhmen e Kosovës në BE

nga D. V.

Ministrja e shtetit austriak për Evropën, Claudia Plakolm, po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku edhe është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Plakolm në profilin e saj zyrtar ka shkruar se kanë biseduar për stabilitetin, qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Për politikanen austriake të gjitha këto janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës në Evropë.

“Kënaqësi të takoj Presidenten Vjosa Osmani në Kosovë. Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, ka shkruar ajo

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More