Plani i rritje së BE-së për rajonin, Rama: Horizont energjie

nga L. M

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur turin e saj në Ballkanin Perëndimor, me ndalesën e parë në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama. Në një konferencë të përbashkët, u theksua rëndësia strategjike e rajonit dhe mbështetja e vazhdueshme e BE-së për integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Plani i ri i rritjes që Bashkimi Evropian ka vënë në dispozicion të vendeve e Ballkanit Perëndimor, i cili synon t’i mbështesë më tej reformat e nevojshme për integrimin, ishte temë shtyllë e forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që i nisi punimet në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se procesi i negociatave me Bashkimin Evropian po ecën mbarë dhe shpejt, duke u mbështetur edhe në vlerësimet pozitive nga Presidentja e Komisionit Evropian.

“Folëm për planin e ri të rritjes që BE, KE ka vënë në dispozicion Ballkanit Perendimor duke i dhënë mundësi çdo vendi, që përkundër axhendës dhe formave dhe realizimit të objektivave në kuadër të kësaj axhende të financohet nga BE në mbështetje të thellimit të mëtejshëm të reformave”, tha Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë.

Gjatë konferencës, ai, po ashtu, deklaroi se në takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit dhe sigurisë në rajon, duke pasur parasysh rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor në zemër të Evropës. Kryeministri Rama vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për proceset reformuese në Shqipëri, duke shtuar se pa këtë bashkëpunim, përparimi në negociatat për anëtarësim nuk do të ishte i mundur.

Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se Shqipëria ka bërë një progres të mrekullueshëm në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Von der Leyen vlerësoi punën e bërë nga qeveria shqiptare dhe theksoi mbështetjen e saj për ambicien e kryeministrit Edi Rama për të mbyllur grup-kapitujt deri në fund të vitit 2027.

“Mesazhi im i parë është mjaft i qartë: Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Ju keni bërë një rrugë të gjatë dhe keni bërë progres, por dua të theksoj se ky është një progres i mrekullueshëm, me një shpejtësi rekord dhe një përshpejtim të vërtetë në tri vitet e fundit. Pesë nga gjashtë grup-kapitujt janë të hapur, dhe ne planifikojmë ta hapim të fundit në vjeshtë. Qëllimi juaj është t’i mbyllni negociatat deri në vitin 2027. Është ambicioze, por na pëlqen ambicia. Ne jemi të gatshëm dhe do të jemi me ju në çdo hap të kësaj rruge”, tha Von der leyen.

Gjatë vizitës së saj, Von der Leyen do të diskutojë Planin e Rritjes të BE-së për rajonin e Ballkanit për periudhë 2024-2027.

https://www.facebook.com/watch/?v=846865647918204

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More