“Po dorëzoheni përballë presioneve?”/ Dumani i përgjigjet Tabakut: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim

nga L. M

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë.

I pyetur nga deputetja Jorida Tabakut se nëse ai po dorëzohej përballë presioneve, kryeprokurori u përgjigj se nuk ishte e vërtetë dhe se do të vazhdonte të ishte prokuror në Republikën e Shqipërisë.

Pyetja: Në fund të rrugëtimit tuaj si prokuror, a është dorëzim përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin?

Përgjigja: Jo. Unë nuk jam njeri që dorëzohem. Do vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mandatit, kuptohet po na dha Zoti jetë. Nëse politika e kushtëzon që zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, unë nuk kandidoj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More