Arne Slott ka mbrojtur formacionin që zgjodhi për humbjen 3-0 të Liverpoolit në Anfield nga Crystal Palace në 1/8 e finales së Kupës Carabao. Holandezi tha se kishte vetëm 15 lojtarë në skuadrën e tij.
Slott bëri 10 ndryshime në ekipin që humbi ndaj Brentford të shtunën, transmeton GazetaBlic Sport.
Lojtarët e rinj Kieran Morrison, Trey Nyoni, Calvin Ramsey dhe Rio Ngumoha u lanë në formacionin titullar nga Slott, i cili këmbënguli se nuk ka keqardhje për përzgjedhjen e tij.
“Aktualisht kemi vetëm 15 lojtarë në skuadrën tonë. Përveç kësaj, ky klub e ka përdorur gjithmonë këtë garë për lojtarët e akademisë, kështu që më është dukur se ky ishte vendimi i duhur”, tha Slott pas ndeshjes.
“Dhe nuk e kam ndryshuar mendjen për këtë pas rezultatit, sepse me lojtarët tanë titullarë gjithashtu nuk arritëm të fitonim shumë kundër Palace,” shtoi ai.
