MPB Maqedoni njofton se fundjavën e kaluar (26/27 pill 2025), zyrtarët policorë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme, të cilët veprojnë në fushën e kontrollit të trafikut rrugor në të gjithë vendin, lëshuan gjithsej 1570 urdhërpagesa për kundërvajtje të trafikut, shumica e të cilave bazoheshin në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor.
“U lëshuan 216 gjoba për parkim të paligjshëm, 758 sanksione për tejkalim të shpejtësisë dhe 141 persona u përjashtuan nga qarkullimi për shkak se nuk kishin leje drejtimi. Gjithashtu, u regjistruan 62 shkelje për mosvendosje të rripit të sigurimit, u vendosën 31 sanksione ndaj drejtuesve të motoçikletave për drejtim pa helmetë mbrojtëse, u vendosën 27 masa për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe u vendosën tetë sanksione për drejtuesit e automjeteve që kaluan me semafor të kuq, ndërsa 61 drejtues automjetesh u përjashtuan nga qarkullimi për shkak të një sasie të paligjshme alkooli në gjak”.