Një politikane kanadeze që po përgatitet të dalë në pension festoi kohën e saj në detyrë duke veshur 360 kravatë njëkohësisht, duke thyer kështu një Rekord Botëror Guinness.
Marwah Rizqy, anëtare e Asamblesë Kombëtare të Kebekut, e cila njoftoi këtë vit se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2026, festoi mandatin e saj duke tentuar një rekord Guinness në emisionin televiziv kanadez Infoman.
Rizqy duhej të thyen rekord prej 330 kravatash të vendosur nga braziliani David Aparecido Dos Santos Araujo në vitin 2023.
“Pranova sfidën për të thyer rekordin e vendosjes së më shumë kravatave njëkohësisht për të treguar se gratë janë të barabarta me burrat, dhe se edhe gratë mund të veshin shumë kravatë”, tha Rizqy për Rekordet Botërore Guinness.
Iu deshën 48 minuta për të arritur rekordin e mëparshëm, me fytyrën që mezi i dukej. Ajo e mori titullin duke veshur edhe 30 kravata të tjera.