Portugalia njeh zyrtarisht shtetin palestinez

nga D. V.

Ministri i Jashtëm Paulo Rangel njoftoi se Portugalia ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, sipas “Reuters”.

“Njohja e shtetit të Palestinës është realizimi i një vije themelore, të qëndrueshme dhe thelbësore të politikës së jashtme portugeze”, tha Rangel për gazetarët në selinë e misionit të përhershëm të Portugalisë në Kombet e Bashkuara, në Nju Jork.

Ai theksoi se “Portugalia mbështet zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme… një armëpushim është urgjent”, duke shtuar se Hamasi “nuk mund të ketë asnjë formë kontrolli në Gaza apo jashtë saj” dhe duke kërkuar lirimin e të gjithë pengjeve.

Rangel shtoi gjithashtu se njohja e shtetit të Palestinës “nuk e fshin katastrofën humanitare në Gaza,” duke dënuar situatën e urisë, shkatërrimet dhe “zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor”.

Portugalia e shpalli njohjen e Palestinës së bashku me Britaninë, Kanadanë dhe Australinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More