“Presioni ndaj Abdixhikut”, Gjini: Të gjithë jemi në pozita të zorshme, jo vetëm LDK

nga Xh M

“Presioni ndaj Abdixhikut”, Gjini: Të gjithë jemi në pozita të zorshme, jo vetëm LDK-ja.

Ardian Gjini nga AAK-ja në ”Click” të RTV21 tha se AAK nuk ka ushtruar presion ndaj LDK-së, sipas tij, LDK duhet t’i merrë vendimet vetë.

Për zhvillimet e fundit në LDK, Gjini tha se të gjitha partitë aktualisht janë në pozita të zorshme.

”LDK i merr vendimet e veta, besojmë që duhet me qenë më fleksibil. Të gjithë jemi në pozita të zorshme jo vetëm LDK-ja, edhe VV që ka dalë e para është në pozitë të zorshme”, tha Gjini.

Gjini: Nëse opozita e dërgon draftin në Kushtetuese, Kurti thotë se opozita janë tradhëtarë

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me hezimitimin e partive poltitike për dërgimin e draft statutit në Kushtetuse, ai thotë se një grup i njerëzve thonë se si të marrin qeverinë duhet të dërgojnë draftin në Gjykatë Kushtetuese.

Ai shton se nëse opozita e dërgon draftin në Kushtetuese thotë se Kurti do të thotë se opozita janë tradhëtarë.

“Hezitimi tash i partive politike me bërë hapa më të shpejtë është për qfarë dëgjojnë deri më tani është i dyfishtë e para që një grup i njerëzve thojnë që si ta marrim qeverinë duhet me dërguar draftin në Kushtetuese, nëse jemi opozita Albin Kurti ka mju thënë se a pe sheh opozita janë tradhëtarë, nësë është Kurti duhet më dërguar vetë”, tha Gjini.

Gjini: Gjykatësit janë njerëz të Kosovës siç është edhe qeveria dhe parlamenti

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me dërgimin e draft statutit në Gjykatën Kushtetuese ka thënë se nga AAK është thënë se është detyrë e Kosovës.

Sipas tij gjykatësit e Gjykatës Kushtetuse janë njerëz të Kosovës dhe janë një institucion i Kosovës.

“Mundet me ndodhë që fakti që AAK, kryetari Haradinaj, disa prej nesh, duke përfshirë mua, kemi thënë se është detyrë e Kosovës një orë më parë më dërguar në Gjykatë Kushtetuese draftin, me i besuar Gjykatës Kushtetuese përshkak se gjykatësit e Gjykatës Kushtetuse janë njerzë të Kosovës dhe janë një institucion i Kosovës qysh është edhe qeveria dhe parlamenti”, tha ai.

Tutje ai shton se në Kosovë ekzistojnë disa njerëz që mendojnë që nëse puna ka kosto e dinë që duhet me bërë për të mirën e vendit.

“Në Kosovë ekzistojnë disa njerëz që mendojnë që edhe nëse ka kosto e duhet me bërë një punë se e dinë që duhet me bërë për të mirën e vendit është fjala jo për ndonjë interes vetjak”, deklaroi Gjini. /21Media

Peshkimi i deputetëve, Gjini: Në AAK askush nuk e hanë karremin

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me peshkimin e deputetëve të Kosovës, ka thënë se ka raste të shumta që deputetët kanë ndërruar mendjen.

Tutje ai shton se në AAK asnjë deputetë nuk peshkohet dhe sipas tij askush nuk e hanë karremin.

“Në Kosovë ka pasur raste të shumta që deputetët e kanë ndërruar mendjen, kanë ndërruar kamp dhe asnjëherë nuk është përceptuar bashë mirë ashtu edhe prej publikut. Po besoj që peshkohen, ka disa që peshkohen dhe ka tjerë që nuk e hajnë karremin. Në AAK kërkush nuk e hanë karremin”, tha Gjini. /21Media

Gjini thotë se deklarata e Limajt ishte e befasishme, ”AAK-ja ndihmoi Nismën për kalimin e pragut”

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, në ”Click” të RTV21 ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve të fundit, duke folur për qëndrimin e partisë së tij ndaj deklaratës së Fatmir Limajt. Ai ka theksuar se, megjithëse AAK-ja dhe Nisma kishin garuar së bashku në zgjedhje, kjo nuk do të kishte qenë një problem nëse palët do të kishin vazhduar të qëndronin të bashkuara pas zgjedhjeve.

Sipas Gjinit, nëse Nisma dëshiron të ndjekë një rrugë të pavarur, kjo është e kuptueshme, por ajo që e befasoi AAK-në ishte që Limaj nuk e kishte diskutuar paraprakisht këtë vendim me ta.

“Kemi garuar bashkë, nuk do të ishte keq nëse do të mbeteshim bashkë, por nëse Nisma dëshiron të ndjekë rrugën e vet, është në rregull. Megjithatë, pas zgjedhjeve, deklarata e Limajt na ka befasuar, pasi nuk kishim pasur asnjë bisedë paraprake me të. Do të ishte më korrekte që të kishim biseduar së pari, por ndodhi kështu dhe nuk është përceptuar mirë në Aleancë. Kjo ngjarje do të mbetet për t’u parë si do të zhvillohet në ditët në vijim. Nuk është një ndjenjë e mirë të dëgjosh një deklaratë të tillë pa pasur një bisedë të mëparshme me ne. Aleanca ka kontribuar shumë për të ndihmuar Nismën që të kalojë pragun zgjedhor, dhe kjo është parë si një interes i përbashkët”, tha Limaj.

Gjini e konfirmon se nuk ka pasur asnjë takim mes AAK-së dhe VV-së

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili tha ”deklaratat e partive opozitare për të mosbashkëpunuar më VV-në nuk i marrin seriozisht”.

Gjini tha se si deputetë e pozitës ashtu edhe të opozitës janë zgjedhur nga populli i Kosovës, teksa shtoi se së shpejti do ”të vijë dita kur ata do të ndihen të turpëruar”.

”Nuk kemi pasur asnjë takim me VV, si strukturë jo, por nuk e di nëse ndonjë deputetë është takuar me ndonjë depuetë, mundem me qetë private”, tha Gjini.

Gjini: AAK do të japë votën për konsolidimin e Kuvendit

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Click” të RTV21 ka deklaruar se partia e tij do të mbështesë çdo kandidat për kryetar të Kuvendit, të propozuar nga partia fituese.

”Besoj që po, kjo temë as nuk është diskutuar në AAK, me më pyet mua do të votohet kushdo që do të propozohet për kryetar të Kuvendit nga partia fituese”, tha Gjini.

Gjini: AAK-ja do ta ndihmojë opozitën për formimin e Qeverisë

Ardian Gjini nga AAK-ja në ”Click” të RTV21 tha se AAK do të lobojë aq sa mundet për ta ndihmuar opozitën për ta formuar një Qeveri.

”Kësaj radhe AAK nuk ka vë as kushte, por mendojmë që është e rëndësishme për Kosovën me pas ndërrim të Qeverisë”, tha Gjini ndër tjera.

Gjini: Nuk e kemi të qartë se çka do të ndodhë nga konstituimi i Kuvendit

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me konsituimin e kuvendit ka thënë se nuk është e qartë se qka do të ndodhë.

Ai shton se është goxha një kohë prej mbajtjes së zgjedhjeve deri tek konsiduimi i Kuvendit.

“Është goxha një kohë prej mbajtjes së zgjedhjeve deri tek konsiduimi i Kuvendit dhe ajo që unë po e shohë duke e bërë një krahasim të paktën është që me sa mbajë mend unë është hera e parë që jemi më pak se dy javë prej konsiduimit të Kuvendit dhe nuk e kemi të qartë se qka do të ndodhë”, tha Gjini.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More