Shkup, 30 shtator – Instituti i Francës në Shkup dhe ambasada e Francës, së bashku me institutin Gete dhe ambasada e Lidhjes republikane të Gjermanisë sot do të prezantojnë projektin francez-gjermane “Çarshia e Vjetër e Shkupit: vizion për të ardhmen”.
Ngjarjen do ta hapë Kristof Le Rigoler, ambasador i Francës, dhe Petra Dreksler, ambasador i Gjermanisë.
Fjalimin hyrës do ta ketë, Katerina Ostvalld-Rihter, drejtoreshë e Gete-institutit dhe Gregoar Zhisler, drejtor i institutit francez në Shkup.
“Në hapjen e këtij projekti, bazuar në dialogun ndërkulturor dhe ndërgjeneracional, do të prezantohet projekti, i cili ka për qëllim të stimulojë kreativitetin tek të rinjtë, të promovojë trashëgiminë historike të Çarshisë së Shkupit dhe të propozojë zgjidhje krijuese për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në të ardhmen”, theksojnë organizatorët.
Prej atje shtojnë se në hapjen, e cila është njëkohësisht edhe dita e parë e punës, do të marrin pjesë animatorët dhe pjesëmarrësit e çdo punëtorie, ndërsa secili mentor do të prezantojë aktivitetet të cilat do të pasojnë në ditët në vijim.
Janë parashikuar dhe video punëtori, punëtori për fotografi, punëtori për histori, punëtori letërsie dhe punëtori arkitekture, ndërsa do të marrin pjesë studentë nga fakultete të ndryshme në Shkup.
“Animatorët e punëtorive janë artistë, regjisorë dhe profesorë të njohur, mes të cilëve: Leonor Mersie (Francë), regjisore dhe animatore e video punëtorisë, shkrimtaren Arijan Zhus (Francë), e cila do ta udhëheq punëtorinë letrare, fotografin Hajnrih Holltgrev (Gjermani), animator i punëtorisë së fotografisë, si dhe Daniella Nikollova, historiane, këshilltare dhe kuratore, mentore në punëtorinë historike, dhe prof. dr. Divna Pençiq, profesoreshë në Fakultetin e arkitekturës në Shkup dhe animatore e punëtorisë arkitekturore”, informojnë organizatorët.
Projekti mbyllet të shtunën, më 4 tetor të vitit 2025. në orën 20 në Suli an, si pjesë e programit Nata e bardhë, në formë të spektaklit multimedial dhe prezantimiit të rezultateve nga ana e pjesëmarrësve.
