Shkup, 24 shtator – Një punëtori ku do të prezantohet studimi “Nisma globale kundër krimit të organizuar transnacional – Integriteti dhe pavarësia e drejtësisë penale në Ballkanin Perëndimor”, (policia dhe prokuroria publike/ organet gjyqësore dhe antikorrupsioni), organizon sot në ASHAM, Shoqata për të drejtë penale dhe kriminologji të Maqedonisë.
“Studimi përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, Bosnja e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë) dhe analizoi gjendet dhe sfidat në sektorët e policisë, prokurorisë publike, gjyqësorit dhe organeve antikorruptuese. Të dy raportet japin përmbledhje rajonale të çështjeve kryesore dhe rekomandime për policinë dhe prokurorinë, organet gjyqësore dhe antikorruptuese, si dhe përmbledhje ekzekutive të raporteve kombëtare me rekomandime specifike për çdo vend. Maqedonia e Veriut mori pjesë me prezantime nga ekspertë nacional”, informuan nga Shoqata.
Në punëtori do të mbajnë fjalime ekspertët të cilët morën pjesë në përgatitjen e studimeve, ndërsa në diskutim do të marrin pjesë shkencëtarë dhe profesionistë të shquar nga praktika.
