Prishtina mbulohet nga mjegulla e dendur, cilësia e ajrit në kategorinë jo të shëndetshme

nga Xh M

Kryeqyteti Prishtinë është kapluar nga mjegulla e dendur që nga orët e mëngjesit, duke vështirësuar trafikun, por edhe përditshmërinë e qytetarëve, raporton Anadolu.

Ndonëse trafiku rrugor po zhvillohet në rrugë të thata, dukshmëria e ulët ka vështirësuar lëvizjen duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë, mjegulla e dendur ka ndikuar edhe në ndotjen e ajrit, me monitoruesit për matjen e cilësisë së ajrit që tregojnë nivele të larta të ndotjes.

Sipas monitoruesit zviceran ‘IQAir’, vlera e Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) dhe ndotja e ajrit në Prishtinë është në 156, shifër që llogaritet në kategorinë e “pashëndetshme”.

Po ashtu monitoruesi zviceran thekson se përqendrimi i grimcave PM2.5 aktualisht është 12.6 herë më i lartë se vlera udhëzuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Me këtë cilësi të ajrit, rekomandohet shmangia e ushtrimeve në natyrë, mbyllja e dritave për të shmangur ndotjen e ajrit, mbajtja e maskës në hapësira të jashtme, si dhe përdorimi i pastruesit të ajrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More