Probleme në qarkullim edhe në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, mjetet duhet të lëvizin me zinxhirë ose goma dimërore

nga Xh M

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Reshjet filluan në orët e vona të mbrëmjes dhe kanë sjellë bllokime të automjeteve, të cilat kanë pasur probleme për shkak të ngricës dhe dëborës të grumbulluar në rrugë.

Policia Rrugore ka ndërhyrë për të siguruar qarkullimin ndërsa automjetet nuk duhet të lëvizin me zinxhirë ose goma dimërore, për të parandaluar rrezikun e aksidenteve, bën me dije korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.

Aktualisht, në terren janë të pranishëm përfaqësues të Policisë Rrugore, sektori i mirëmbajtjes së tunelit dhe një borëpastruese, e cila po kryen pastrimin e rrugës për të mundësuar lëvizjen e sigurt të mjeteve. Megjithatë, ndonëse po ndërmerren masa për të pastruar rrugën, qarkullimi vijon të jetë i vështirësuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More