Procedohen 6 persona në Rinas, sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente të falsifikuara

nga L. M

Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht gjashtë teksa tentonin të kalonin nga aeroporti në udhëtim drejt vendeve të BE-së me shuma të mëdha valute cash dhe dokumente të falsifikuara.

Dy prej të dyshuarve janë shtetas të Maqedonisë së veriut. Si prova materiale janë sekuestruar 22805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false.

Të akuzuarit nga Maqedonia e Veriut sipas policisë “janë A. J., 33 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar dhe B. I., 43 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 005 euro që nuk i kishte deklaruar”.

Kurse A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, po udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake, të dyshuara false, K. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake, të dyshuara false, A. K., 36 vjeç, banues në Fier, do të udhëtonte drejt Gjermanisë me 1 leje drejtimi braziliane e dyshuar false. E fundit edhe një shtetase braziliane L. M., 33 vjeçe, e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi italiane e dyshuar false.

Njoftimi:

Kontrollet e imtësishme në dalje të Republikës së Shqipërisë, rezultojnë me goditjen e 6 rasteve të paligjshmërive.

Procedohen penalisht autorët e tyre.

Sekuestrohen 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false. Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e paligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-shtetasin nga RMV-ja, A. J., 33 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar;

-shtetasin nga RMV-ja, B. I., 43 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 005 euro që nuk i kishte deklaruar;

-shtetasin A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake, të dyshuara false;

-shtetasin K. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake, të dyshuara false;

-shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi braziliane e dyshuar false;

-shtetasen braziliane L. M., 33 vjeçe, e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi italiane e dyshuar false.

Kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More