Prodhimi Bruto Vendor ka shënuar rritje për 3,2 për qind – Ja kush ka ndikuar

nga Xh M

Qeveria njofton se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, Prodhimi Bruto Vendor ka shënuar rritje për 3,2 për qind, ndërsa sipas zëdhënëses, Marija Miteva, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rritje janë, sektori i ndërtimtarisë, rritja e veprimtarisë në dixhitalizim dhe inovacion si dhe investimet e huaja.

“Bruto prodhimi vendor në Maqedoni, ka shënuar rritje prej 3,2 për qind, në tremujorin e fundit të vitit 2024. Me çka rritja e përgjithshme e bruto prodhimit vendor kap shifrën 2,8 për qind. Viti 2024 ka bërë një kthesë historike në investimet e huaja direkte që kanë arritur mbi 1 miliardë e 255 milionë euro. Kjo është shuma më e madhe në historinë e Maqedonisë”, tha Miteva.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More