Shkup, 11 qershor – Maturantët sot do t’i nënshtrohen provimit të dytë ekstern nga matura shtetërore e cila është sipas zgjedhjes së tyre. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) më së shumti janë paraqitur për testin e gjuhës angleze (13.457 nxënës).
Për testin e matematikës janë paraqitur 1.246 nxënës, 73 do t’i nënshtrohen testit të gjuhës gjermane, 24 – për gjuhën franceze, 62 – estetikën. Për testin e Filozofisë ka shtatë kandidatë, katër për testin e gjuhës ruse dhe tre për testin e gjuhës italiane.
Provimi i parë ekstern i detyrueshëm për të gjithë nxënësit, në gjuhën amtare (maqedonase, shqipe, turke, serbe) dhe letërsi, u mbajt më 31 maj.
Sipas të dhënave të QSHP, 9.969 maturantë janë regjistruar për gjuhën maqedonase, 4.339 për gjuhën shqipe, 292 për gjuhën turke dhe 10 nxënës për gjuhën serbe.
Siç informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dy ditë pas provimit, dhjetëra studentë u përjashtuan nga provimi sepse u përpoqën të kopjonin nga telefonat, duke vlerësuar se ky është një numër dukshëm më i ulët në krahasim nga vitii kaluar.
“Procesi ende nuk është kompletuar, por numri i nxënësve që kanë kopjuar është ulur ndjeshëm. Duke marrë parasysh se sa prej tyre u larguan vitin e kaluar, mendoj se ka përparim dhe pres që secilin vit të bëhet gjithnjë e më mirë”, deklaroi Janevska.
Për shkak masave të përforcuara të kontrollit tha se pret që numri të jetë edhe më i ulët kur të jepet provimi i dytë ekstern. Apeloi deri tek testuesit që “të mos i mbyllin sytë ndaj parregullsive” dhe nxënësit që të mos përpiqen të kopjojnë dhe “të mashtrojnë sistemin sepse rrezikojnë të humbin gjithë vitin – për të hyrë në tregun e punës ose për të vazhduar arsimimin e tyre”.
Për të mbikëqyrur procesin e provimeve, QSHP edhe këtë vit angazhoi rreth 2.000 testues. Provimet zhvillohen në shkolla nëse ato plotësojnë kërkesat në përputhje me Rregulloren për organizimin e provimit të maturës shtetërore, ndërsa për nxënësit nga shkollat që nuk kanë kërkesa të tilla, provimet zhvillohen në amfiteatrot e fakultetit.
Për maturën shtetërore këtë vit janë paraqitur 15.004 kandidatë. Nga këta, 8.816 nxënës janë nga shkollat e mesme profesionale, 5.966 nga shkollat e mesme dhe 222 nga shkollat e arsimit artistik.
Maturantët të cilët në qershor nuk i janë nënshtruar maturës shtetërore ose jo plotësisht, do të mund ta japin atë në sezonin e gushtit – më 12 gusht është provimi në gjuhën amë (maqedonisht, shqip, turke, serbe) dhe letërsi, ndërsa me 14 gusht është provimi ekstern (matematikë, gjuhë angleze, gjuhë franceze, gjuhë gjermane, gjuhë ruse, gjuhë italiane, filozofi dhe estetikë).