Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend është pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është shpallur i paprekshëm” nga drejtësia.
Dumani u shpreh se për SPAK nuk ekzistojnë të paprekshëm, duke theksuar se çdo hetim zhvillohet mbi bazën e provave dhe jo të emrave.
“Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Siç e kam thënë edhe më parë, për prokurorët e posaçëm nuk kanë rendësi emrat por vetëm provat”, theksoi kreu i SPAK.
Pyetja e Luçiano Boçit: Pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën?
Dumani: Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Në çdo procedim penal hetohet fillimisht në drejtim të faktit penal dhe më tej një drejtim të autorëve të veprës penale. Të gjitha këto raste që përmendi prokurorët kryejnë hetime të gjithanshëm. Siç e kam thënë edhe më parë, për prokurorët e posaçëm nuk kanë rendësi emrat por vetëm provat.
