Pse po largohen pensionistët e huaj nga Shqipëria?

nga L. M

Tiranë, 7 Nëntor 2025

Rritja e kostove të jetesës, sidomos në qira dhe çmimet e ushqimeve, po largon pensionistët e huaj që kishin zgjedhur Shqipërinë si vend për të jetuar pas daljes në pension.

Sipas të dhënave të INSTAT, grupmosha mbi 60 vjeç përfaqëson një pjesë të rëndësishme të të huajve në vend, por vitin e kaluar numri i tyre ra me 15.5%, duke zbritur në 3,007 persona me leje qëndrimi.

Ndërkohë, numri total i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur lehtë, nga 21,460 në vitin 2023 në 21,940 në vitin 2024. Megjithatë, rënia e grupmoshës mbi 60 vjeç tregon se pensionistët po zhvendosen drejt vendeve me kosto më të ulët jetese dhe kushte më të favorshme për qëndrime afatgjata.

Profili i emigracionit drejt Shqipërisë po bëhet më i ri në moshë dhe më aktiv në tregun e punës. Në grupmoshën 20–29 vjeç, numri i të huajve është rritur me 14%, ndërsa në moshën 30–39 vjeç me 11.7%, duke treguar një shtim të profesionistëve, studentëve dhe punonjësve sezonalë që e shohin vendin si mundësi për punë dhe studime.

Në të kundërt, grupmoshat mbi 50 vjeç po tkurren, duke sinjalizuar fundin e trendit të Shqipërisë si destinacion për pensionistë të huaj. Kjo prirje lidhet me rritjen e ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në qira, shërbime dhe produkte bazë, të cilat tashmë janë mbi mesataren europiane.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More